‘E mora dënimin për atë veprim të turpshëm’, zbardhet deklarata e Gjicit në gjykatë
26 qershor 2023
| 15:12
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ka rënë në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK-ut, pas publikimit të videoskandalit ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë së bashku me Alma. K.
Në sallën e gjyqit, Gjici është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale.
“S’ka asnjë procedurë të nisur për tender apo praktikë, skam bërë asgjë. U ndëshkova për atë gabim që bëra. E mora dënimin për atë veprim të turpshëm, rashë në kurth”, mësohet të jetë shprehur Gjici.
Ndërsa është vendosur arrest shtëpie edhe për Alma Kaçin, gruan e videoskandalit.