E moshuara lë trashëgimi 200 000 euro për 69 familje me fëmijë me aftësi të kufizuara
22 gusht 2019
| 10:58
Olga Ghirardi, një grua e moshuar nga Pinerolo, afër Torinos, shprehu një dëshirë të fundit para se të vdiste: T’u linte një pjesë të trashëgimisë së saj familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara.
Në testamentin e saj, Olga tha se dëshironte t’i dhuronte 200 000 euro komunës, në mënyrë që t’i shpërndajë ato tek më nevojtarët.
Një gjest që befasoi qytetarët, të cilët më 16 shtator do të organizojnë një ceremoni publike për nder të saj.
Kështu, komuna ka vendosur të publikojë një thirrje për t’i zgjedhur familjet të cilave do t’u caktohet trashëgimia e Olgës. Deri tani kanë mbërritur 75 kërkesa, por nga këto vetëm 69 janë pranuar.