E moshuara në Kherson iu dhuron municion ushtarëve ukrainas (video)
Një video e shpërndarë gjerësisht nga rrjetet sociale tregon një grua të moshuar në Ukrainë duke iu dhënë një dhuratë të veçantë ushtarëve ukrainas.
Siç shihet në videon e mëposhtme, e moshuara si duket iu dhuron atyre municionin e armëve, derisa disa raportojnë se mund të jetë municioni që mund ta kenë lënë prapa rusët.
“Gjyshet në Kherson iu bënë një dhuratë të madhe ushtarëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në mbishkrimin e videos.
Ndryshe të premten, Rusia tërhoqi plotësisht trupat e saj nga bregu perëndimor i Dnipros në rajonin Kherson.
Kherson grannies gave a great gift to the soldiers of the Armed Forces of Ukraine.
Do Russians really believe they can defeat Ukrainians? pic.twitter.com/zGlTlF4O0V
— NEXTA (@nexta_tv) November 12, 2022
A Ukrainian woman brings Ukrainian soldiers ammo left by Russians. Hey putin, did you ever think you could break us? #StandWithUkraine #ArmUkraineNow pic.twitter.com/9XXFePWMe9
— olexander scherba🇺🇦 (@olex_scherba) November 12, 2022