E ndezi cigaren pasi e mbushi veturën me gas, katër persona bëhen për QKUK
Një person e ka ndezë cigaren në veturë pasi e ka mbushur atë me gas dhe në ato momente vetura është kapluar nga flakët. Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Për pasojë tre pasagjerë dhe shoferi i veturës kanë pësuar lëndime trupore, të cilët më pas janë trajtuar në QKUK.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyr në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç‘rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.