E ngacmoi 25 vjeçen në vendin e punës, arrestohet ish-inspektori i tatimeve
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, një 25-vjeçare punonjëse në një subjekt privat është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit.
Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka marrë veten.
Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar dushe në subjektin ku vajza punonte si pastruese.
Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares me origjinë nga Trebinja e Mokrës, policia ka vënë në pranga 55-vjeçarin.
Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, vit kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës.
Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektor privat me shitje dhe montim dushesh me panel diellor.
Tashmë pas 3 vitesh ai bie sërish në prangat e policisë sërish me të njëtën akuzë atë të ngacmimit seksual.
Mësohet se ai është shoqëruar në paraburgimin e Korçës nga ku më pas do të njihet në vazhdim me masën e sigurisë nga gjykata.