E nis vitin e ri me pushime, këngëtarja e njohur super “hot” me bikini
05 janar 2021
| 13:22
Pas shumë kohësh që i mungonte tregut muzikor, Anxhelina Hadërgjonaj, vendosi që vitin 2020 ta mbyllte me një këngë të re, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.
“Precious” mban titulli i këngës së saj, të cilën edhe femra më seksi, Kim Kardashian, e postoi në “Instastory”-n e saj. E teksa vitin që lamë pas e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe 2021-in e nis po aq bukur.
Ajo ndodhet me pushime dhe përmes postimeve në rrjetet sociale ka zbuluar se ndodhet në një vend me det. Anxhelian ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa imazhe, ku shfaqet mjaft atraktive.
Ajo pozon me bikini që i nxjerrin në pah linjat e saj trupore, për të cilat fansat e komplimentojnë sa herë bën postime në rrjetet sociale.