E njoha nurin e tij

06 shkurt 2021 | 13:23

E pashë tek ura e gurit
Me ecjen e një burri fisnik
Fytyrndritur e shtathedhur
Me mendjen shkepur gjetktè.

Unë vazhdoj rrugëtimin tim
Me ëndrrën e dashurisë sê përjetshme
Më tha ai dhe mori hijen me veti.

Hëmmm….
E ndien që e ke pranë ?!.
Po, e ndiej çdo frymëmarrje tè saj
Mbytem në freskinë e aromës së flokut të artë

Po dhembjen e saj ku e fshehe?
E mora me vete të ta ndiej dhe unë
Nè thellèsinè e shpirtit e strehova
Më tha zëri i shtjerur nga dashuria
Dhe vazhdoi me kokën e lënë pas.

Sytê e vashès përcollen largimin e tij
Deri në zbehjen e imazhit të ikur
Më pas zuri librin t’i shfletoj fjalët
Të gjitha poezi kushtuar vashës.

Ajo zuri librin dhe shfletonte fjalët
Tinguj poezish ëmblake të kushtuara
Që aq bukur i kēndonin vashës së dashur.

05.02.2021
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë aprovuar formularët e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit…