E pabesueshme, Drita ndahet me golashënuesin më të mirë në histori të saj

07 qershor 2021 | 12:18

Duket e pabesueshme, por është e vërtet. Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani është ndarë me golashënuesin me të mirë në histori të saj, Xhevdet Shabani, raporton “Epoka e re”.

“Pas një periudhe të gjatë vjen edhe momenti i ndarjes me njërin prej figurës ikonike të klubit Xhevdet Shabani ‘Rrapa’”, thuhet në njoftimin e FC Drita.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

RRAPA?⚪️?

2 herë kampion i Kosovës me FC DRITA
1 herë fitues i Superkupës së Kosovës
245 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat apo 21,177′ minuta.
66 gola dhe 42 asista
Golashënuesi më i mirë në histori të klubit!
FALEMINDERIT IKONË XHEVDET SHABANI
Pas një periudhe të gjatë vjen edhe momenti i ndarjes me njërin prej figurës ikonike të klubit Xhevdet Shabani “Rrapa”
Pas përfundimit të kontratës Rrapa dhe klubi jonë kanë vendosur që ti ndajnë rrugët miqësisht për tu takuar sërish të në një rol tjetër!
Kontributi i Rrapës për klubin tonë është i jashtëzakonshëm andaj do të jemi mirënjohës përjetësisht dhe çdo të mirë në vazhdim të karrierës.
The LLEGEND

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka…