E pabesueshme, Lowi largon tre lojtarë të Bayernit nga kombëtarja
Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low dhe menaxheri Olivier Bierhoff kanë shkuar në Munchen të martën për t’i komunikuar një vendim ekzemplar tre figurave që kanë dhënë shumë për katër herë kampionët e botës. Cili është vendimi? Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller s’do të jenë më pjesë e Gjermanisë. Loëi shpjegoi se ky vendim vjen si pasojë e një strategjie për t’i hapur rrugën brezit të ri në skuadër dhe në fund i falënderoi të tre lojtarët për kontributin e tyre. “2019-ta është viti që sinjalizon një fillim të ri për kombëtaren e Gjermanisë. Duam të vazhdojmë me planin e ndryshimeve që vazhduam gjatë fundit të vitit të kaluar. Boateng, Hummels dhe Muller nuk do të jenë më në skuadër. Erdha në Munchen për t’ia komunikuar atyre personalisht këtë gjë. Ata mbeten lojtarë klasi, të cilët janë liderë te klubet e tyre. Janë futbollistë të mëdhenj, që kanë luajtur për një kohë të gjatë për kombëtaren gjermane. Kanë kaluar shumë vite më ne. I falënderoj për vitet e paharrueshme që kaluam së bashku”, ka thënë Low.