E pabesueshme, Reali kërkoi mesfushorin 37-vjeçar

09 tetor 2018 | 12:53

Reali i Madridi në afatin kalimtar të verës kërkoi shërbimet e mesfushorit 37-vjeçar të Real Betisit, Joaquin, por transferimi dështoi për shkak të kërkesës së lartë financiare nga klubi i Betis për ta lënë të lirë futbollistin.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë futbollisti në një intervistë për “Onda Cera”. Ai tregon gjithashtu se pritet të grumbullohej nga kombëtarja e Spanjës, edhe pse është 37-vjeçar.

“Presidenti Lopera e dinte se dëshira ime ishte që të luaja me Real Madrid, sepse kjo ishte një mundësi artë për mua. Por, Betis kërkoi një shumë të lartë parash dhe kësisoj transferimi dështoi. Unë isha duke pritur deri në momentin e fundit thirrjen e Luis Enrike për përzgjedhjen time. Kombëtarja është diçka që unë e dua dhe shpresa është gjithmonë, edhe pse unë jam realist dhe e di se është shumë e komplikuar”, ka thënë Joaquin.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ronela Hajati është njëra prej këngëtareve që përveç angazhimit në…