E pabesueshme/ Zbuloni atletet më të shtrenjta në botë (FOTO)

26 korrik 2019 | 14:47

Një palë atlete “Nike” të vitit 1972 janë shitur për 437 mijë e 500 dollarë, duke u bërë këpucët më të shtrenjta në histori.

Të emërtuara “Moon Shoe” (Këpucët e Hënës), kanë qenë të dizenjuara për vrapuesit në Olimpiadën e vitit 1972. Vetëm 12 palë prej tyre u prodhuan.

Atletet i bleu një biznesmen kanadez, i cili njihet si blerës i atleteve të rralla. Çmimi fillestar i tyre ishte 160 000 dollarë.

Rekordi i mëparshëm i atleteve më të shtrenjta ishte vendosur në vitin 2017, kur një palë atlete Converse të përdorura nga Michael Jordan në finalen e basketbollit të Olimpiadës 1984, u blenë për 190 373 dollarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë, 26 korrik - Basketbollistët e Kosovës janë duke stërvitur…