E paimagjinueshme, skuadra e njohur i ofron kontratën më të shtrenjtë që ka pas ndonjëherë Ronaldo

27 nëntor 2022 | 14:57

Al Nassr është i gatshëm t’i japë Cristiano Ronaldos plot 215 milionë euro në tre vite vetëm që ai të transferohet dhe të luajë në Arabinë Saudite.

Mediet portugeze bëjnë me dije se ylli i tyre, tashmë pa skuadër pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United, është në kërkim të një destinacioni të ri.

Për këtë arsye klubi arab është vënë në lëvizje dhe i ka bërë menjëherë një ofertë “stratosferike” CR7 që nuk e ka pasur as kur ka qenë në formën më të mirë..

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të pranojë ta bëjë një lëvizje të tillë apo do presë që të “gjejë” një shtëpi të re në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka…