E pamja zgjat tri ditë
17 janar 2024
| 07:58
Adem Gashi
ikën, po ikin
djemtë dhe vajzat e vendit tim
u bënë zogj dhe morën arratinë
mbi flatrat e tyre
rëndon mall dhembje e trishtim
ndoshta… ndoshta…
asnjë s’e zë ngoje fjalën kthim
e mbetën pleq e plaka
me copëra sëmundjesh mungesë ilaçesh
e tepri mërzie
sa për të bërë gjëmë e pikëllim
bijtë plëngprishës të popullit
(se bij të popullit janë edhe këta, të tjerët)
hedhin firma vendimesh mbi letër
e krekosen
tashti edhe gjethet e vjeshtës
morën ngjyrën e vrugut
e u bënë kartëmortale instagrami e fejsbuku:
e pamja zgjat tri ditë
po kush kë me e pa?