E pamundur t’i nxjerrim trupat ruse nga Krimea dhe lindja e vendit

19 dhjetor 2024 | 08:38

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se Ukraina aktualisht e ka të pamundur t’i nxjerrë trupat ruse nga Krimea dhe nga lindja e vendit.

Pavarësisht prej përpjekjeve të vazhdueshme, forcat ukrainase po përballen me sfida të mëdha për t’i rimarrë këto territore, të cilat janë nën kontrollin rus që nga viti 2014 në rastin e Krimesë.

Në konfliktin mes dy shteteve, është ngritur së fundmi shqetësimi në lidhje me përfshirjen e trupave të Koresë së Veriut. Kjo ka ngritur alarmin, pasi sugjeron një kompleksitet të mëtejshëm ndërkombëtar, me Korenë e Veriut që mund të ofrojë mbështetje për Rusinë në luftën e vazhdueshme.

“Putin nuk tregon asnjë shenjë se dëshiron të ulët për të përfunduar “luftën e pa mëshirshme dhe agresive” në Ukrainë”- tha Sekretari i Jashtëm, David Lammy.

Sekretari i Jashtëm u shpreh gjithashtu se e gjithë Europa tani duhet të përballet me ‘fantazmën’ e imperializmit dhe agresionit të ri të presidentit rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I plagosuri i atentatit të mbrëmshëm në Vlorë, pasi ka…