‘E panevojshme’, gjyqtari i Speciales bëhet nervoz kur Nuhi Bytyçi i përmend masakrat serbe në Kosovë
05 qershor 2024
| 14:01
Nuhi Bytyçi, gazetari i luftës është duke vazhduar dëshminë e tij në Hagë.
Kur ka nisur ta merrte në pyetje avokati Luka Misetiq, dëshmitari ka treguar se prokurorisë i ka dhënë shumë materiale që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë.
“Në mesin e materialeve që kam dorëzuar për prokurorinë, kam dorëzuar material për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrave në Kosovë, dhe për asnjë prej këtyre materialeve nuk u pyeta dje nga prokuroria”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e kryetarit të trupit gjykues, Charls Smith. Ky tha se kjo deklaratë ishte e panevojshme.
“Kjo ishte e panevojshme”, ka thënë Smith.