E papritur | Një universitet në Spanjë do të studiojë ndarjen Shakira-Pique

16 prill 2023 | 00:58

Kënga e këngëtares kolumbiane Shakira “BZRP Music Sessions #53” theu rekorde shikueshmërie dhe do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha (UCLM). UCLM njoftoi së fundmi për një konferencë për të studiuar implikimet e ndarjes nga fusha të ndryshme të së drejtës, nga e drejta për privatësi, nderi dhe vetë imazhi tek e drejta ndërkombëtare.

Konferenca “Ndikimet ligjore të çështjes Shakira dhe Pique në lidhje me 53 BZRP” u mbajt ditën e djeshme në Shkollën e Shkencave Sociale të Universitetit të Cuenca. “Është e qartë që synon studentët e drejtësisë dhe njerëzit që janë kuriozë,” shpjeguan ata. Qëllimi është të afrohen studentët me disa çështje ligjore relevante duke përdorur një temë që ata njohin përmes medias dhe për të cilën janë të interesuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas daljes nga shtëpia, Keisi foli në studio për rrugëtimin…