E papritur, Terziq largohet nga Dortmundi

13 qershor 2024 | 13:33

Trajneri Edin Terziq që udhëhoqi Borussia Dortmundin drejt finales të Ligës së Kampionëve, befasisht ka dhënë dorëheqje nga gjiganti gjerman. Dortmundi të enjten ka konfirmuar se Terziq nuk do të jetë trajneri i “Verdhëzinjve” sezonin tjetër.

“Edin Terziq largohet nga Borussia Dortmundi. Trajneri që fitoi FFB Cup me Dortmundin në vitin 2021, nënkampion në vitin 2023 dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve më 2024, ka kërkuar nga klubi që t’ia ndërpresë kontratë me efekt të menjëhershëm. Borussia Dortmund është pajtuar me këtë kërkesë pas një diskutimi”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Padyshim vendimi ka qenë befasues, pavarësisht raportimeve se kishte probleme me mbrojtësin Matts Hummels, për arsye që nuk dihen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi i njohur, Ragip Musatafa përmes një postimi në llogarinë…