E pasigurt mbrojtja e Unitedit, synohen 4 futbollistë
03 prill 2019
| 18:00
Manchester United ka pësuar humbje në fushën e Wolves, e cila e la pas për vendin e katërt që të çon në Champions sezonin tjetër.
Mbrojtja e “Djajve të Kuq” është një repart që fut ujë dhe kjo dallohet lehtë gjatë ndeshjeve që skuadra luan. Smailling, Rojo, Jones apo dhe Lindelof nuk premtojnë qëndrueshmëri. Kështu drejtuesit e skuadrës angleze janë duke vëzhguar katër emra të afirmuar në qendër të mbrojtjes.
Sipas “Daily Sport”, drejtuesit e Unitedit i kanë vënë syrin Leonardo Bonnucit, Harry Maguire, Raphael Varane dhe Toby Alderëeireld. Është e sigurt që në verë njëri ose dy nga këta lojtarë do të përfundojë në “Old Trafford”.