E pazakontë/ 20 vjeçarja shkon në Spitalin “Nënë Tereza” me dhimbje barku dhe sjell në jetë foshnjën pa e ditur se ishte shtatzënë

18 prill 2022 | 18:33

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesnatën e djeshme në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Një 20-vjeçare ka shkuar në Urgjencë me dhimbje barku dhe ka lindur teksa ishte në tualet.

Shoqata e Infermierëve ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke u shprehur se vajza lindi në Urgjencë dhe nuk e dinte që ishte shtatzënë.

Reagimi

E reja qe lindi ne urgjence deklaroj qe nuk ishte ne dijeni per shtatzanine – shoqata e infermiereve te shqiperise

Pas ngjarjes se ndodhur mbremje e djeshme ne Urgjencen polivalente te QSUT ku nje e re rreth moshes 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjences Shoqata e Infermiereve vajti ne Urgjence ku mori informacione te metejshme te nje rasti te rralle te ndodhur ne Shqiperi.

Stafi deklaroj qe vajza sapo eshte paraqitur ne Urgjencen ka deklaruar per dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt eshte drejtuar per ne tualetin e Urgjencen ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje ne ambjentet e tualetit.

Pas ndihmes se dhene aty e reja bashke me femijen eshte shoqetuar ne ambjentin e salles se kirurgjise ku eshte bere dhe trajtimi i metejshem dhe ku eshte kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas eshte njoftuar stafi i maternitetit te cilet jane paraqitur dhe kane transportuar ne ambjentet e maternitetit nenen me femijen e saj.

I gjithe stafi ka mbetur i shtangur kur nena kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzanie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzes.

Gjithsesi i urojme shendet te mire nenes dhe femijes dhe pse nje ngjarje e tille eshte nje kembane alarmi per rinine Shqiptare.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një satelit i klasifikuar për Zyrën Kombëtare të Zbulimit të…