E pazakontë: E moshuara e përdorte prej 20 vitesh si çekiç, pa e ditur se ishte granatë dore
Një ngjarje e pazakontë raportohet nga Kina, aty ku një grua e moshuar prej plot 20 vitesh e përdorte një granatë dore si çekiç.
Siç raportojnë mediat e huaja, gruaja e moshuar nuk e dinte funksionin e vërtetë të “veglës” që gjeti 20 vite më parë. Ajo e përdorte granatën aq shpesh sa që ishte konsumuar tejmase nga goditjet.
Gruaja 90-vjeçare e quajtur Qin nga Xiangyang, provinca Hubei e Kinës qendrore, mbeti e tronditur kur zbuloi se çekiçi ishte në fakt një granatë dore.
Ajo mendoi se objekti ishte një ‘gungë metalike’ e pazakontë që e kishte gjetur teksa punonte në fermën e saj dhe e kishte çuar në shtëpi.
Duke supozuar se ishte një çekiç, gruaja filloi ta përdorte atë për të bërë detyra të ndryshme shtëpiake.
Fatmirësisht, gjithçka mori fund pa incident, kur autoritetet shkuan dhe sekuestruan granatën.
A Chinese old woman has been using a grenade instead of a hammer for 20 years
All this time she used the grenade as a hammer in the household. The dangerous weapon was confiscated and detonated in a special place. pic.twitter.com/5dadhGH8hE
— NEXTA (@nexta_tv) July 3, 2024