E pazakontë! Ndizte zjarre për të flirtuar me zjarrfikësit, dënohet me burg 44-vjeçarja në Greqi

27 gusht 2024 | 20:49

Një rast i pazakontë zjarrvënieje ka ndodhur ditën e djeshme në Tripoli të Greqisë. Mësohet se një grua 44-vjeçare është arrestuar ditën e sotme si përgjegjëse për shkaktimin e dy zjarreve në një zonë rurale.

Bëhet me dije se 44-vjeçarja ndizte zjarre me qëllim që të takonte nga afër zjarrfikësit. Sipas mediave greke, autores i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe përpiqej të flirtonte me ta.

Zjarret e shkaktuara me dashje nga ana e 44-vjeçares dogjën sipërfaqe toke, ku me anë të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur shuarja e plotë e tyre.

Autorja u dënua me 3 vite burg me kusht, si dhe është ndëshkuar me një gjobë prej 1000 eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitave nëpër komuna, presidenti i Federatës së…