E pazakontë, në Belgjikë emigrantët në grevë urie, qepin gojën

30 qershor 2021 | 23:40

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Belgjikë ku emigrantët e futur në grevë urie prej një muaji kanë qepur gojën.

Mediat e huaja bëjnë me dije se qindra emigrantë të cilët ndodhen në grevë urie, disa prej të cilëve kanë qepur gojën dhe po marrin vetëm lëngje. Të tjerët nuk mund të ngrihen sepse nuk kanë forcë.

Emigrantët filluan një grevë urie në muajin maj në dy universitete dhe në një kishë në Bruksel për të treguar problemin e marrjes së dokumenteve dhe të drejtave të qëndrimit. Gjegjësisht, disa prej tyre kanë jetuar dhe punuar në Belgjikë për një dekadë gjersa ende nuk kanë status ligjor.

Pa dokumentacion zyrtar, ata nuk janë në gjendje të kenë përfitimet që kanë banorët belgë, siç është kujdesi shëndetësor.

Sekretari i Shtetit për Emigracionin dhe Azilin, Sammy Mahdi tha se sistemi i raportimit duhej të përmirësohej, por që mund të jetë e vështirë të arrihet duke zgjidhur raste individuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkursi i 13-të i Fotografive të Astronomisë së Observatorit Mbretëror…