E pazakontë: Në Greqi arrestohet zjarrfikësi, ndezi 5 zjarre!
22 gusht 2023
| 22:06
Një zjarrfikës është vënë në prangat e policisë greke, me akuzën se ….ka ndezur pesë vatra zjarresh.
Autoritetet greke kanë thënë se zjarrfikësi sezonal punon në Kefalonia dhe akuzohet se ka ndezur zjarre në pesë raste.
Dy prej zjarreve, sipas hetuesve, ai i ka ndezur kohët e fundit në Agia Irini, ndërsa tre zjarret e tjera i ka ndezur vitin e kaluar.
Zjarrfikësi do të transferohet ditën e nesërme në zyrën e prokurorit për t’u marrë në pyetje dhe për t’u përballur me akuzat.
Greqia është duke u përballur gjatë 24 orëve të fundit me një valë të re vatrash të mëdha zjarri që kanë djegur qindra hektarë pyje, dhjetra shtëpi dhe makina.
Flakët shkaktuan një tragjedi të vërtetë në një pyll grek, ku u gjetën të djegur trupat e 18 emigrantëve.