E përbashkëta e senatorit John McCain dhe Nënë Terezës

26 gusht 2018 | 21:43

Driton Lajçi

Sot u nda nga jeta senatori McCain dhe, po sot është ditëlindja e 108 e Nënës Terezë.

Senatori McCain në prill të vitit 2017 vizitoi Ballkanin ku më 13 prill vizitoi edhe Kosovën. Vizita e tij u përcjell me nderime të larta meqenëse ishin tashme të njohura angazhimet e tij për t’i dal zot të vërtetës dhe të drejtës për liri për shqiptarët e Kosovës.

Ai mbajti fjale rasti në Kuvendin e Kosovës dhe para se të fillonte fjalimi rrëfeu për një lidhje familjare, shpirtërore dhe humanitare me Nënë Terezën.
Ne e dinim se ishte i burgosur lufte dhe hero lufte. Tashmë e dinim edhe për ndihmën që i kishte dhënë kauzës së drejtë për liri të shqiptarëve. Qe nga vitet e ’90-ta kur ai i bashkohet Joe Bajdenit për të punuar në strategjinë e Ballkanit, ndaljen e gjakderdhjeve dhe Pavarësinë e Kosovës. E dija edhe gjuhën e tij të ashpër dhe argumentuese kundër diktatorëve të kohës sidomos kundër Millosheviqit, Sadam Huseinit etj.

Më 13 prill 2017 i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe para se të fillonte fjalimin, pyeti se a mundet të thotë disa fjalë për Nënë Terezën meqenëse ajo është e këtij regjioni?!
Më pas tregoi se në vitin 1991 në Qendrën e Jetimëve “Nene Tereze” në Bangladesh ai dhe gruaja e tij e kishin adoptuar një vajzë tre muajshe. Nëna Tereze ju kishte thënë, “ju duhet t’i merrni këta fëmijë, nese nuk i merrni do vdesin”.

Sot u nda nga jeta senatori McCain duke lënë trashëgimi të çmuar për popullin Amerikan. Ai ka lënë trashëgimi edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai e mësoj botën se si duhet dashtë vendi duke u bërë hero lufte dhe hero i paqes. Duke u angazhuar në pajtimin e popujve, faljen në mes tyre. Duke thënë se më mirë është për t’u pajtuar dhe falur se sa rijetuar vuajtjet që kishte përjetuar si i burgosur lufte.

Siç e kuptuam ai kishte dëgjuar thirrjet e Nënës Terezë tash Shën Tereza duke adoptuar, shpëtuar dhe ngjizur me shpirtin e vet dhe të familjes së bardhë amerikane.

Njerëzit e mëdhenjë mund të kenë ditëlindje dhe vdekje të njëjtën datë. Sot ka ndërruar jetë John McCain dhe poashtu sot është edhe ditëlindja e 108 e Shën Terezës.

Siç edhe shihet këta i kanë të përbashkëta vlerat njerëzore dhe vlera universal, si mbrojta dhe sakrifica për jetën e njeriut në kohë paqe dhe në kohë lufte dhe atë duke përdorë mjete dhe metoda të ndryshme por me objektiv të njëjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, është shprehur e…