E përplasi autobusi, ndërron jetë luftëtari i UFC-së
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në botën e sportit. Viktimë e një aksidenti trafiku ishte ylli i UFC-së, Felipe Corales.
29-vjeçari u përplas nga një autobus dhe ndërroi jetë. Luftëtari brazilian i sporteve të përziera marciale – MMA u aksidentua në Rio de Janeiro ndërsa po kthehej nga ushtrimet që i kishte bërë të hënën.
Autoambulanca dhe zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes duke e gjetur luftëtarin në gjendje të rëndë, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital teksa po eksportohej me urgjencë.
Edhe më të rëndë këtë rast e bën fakti se Colares, i njohur me nofkën Cabocao, ishte i martuar dhe kishte një djalë 10-muajsh. Luftëtari brazilian si profesionist në MMA në vitin 2013 dhe në vitin 2017 u shpall kampion në peshën e lehtë, në Jungle Fight.