E PËRQAFOVA NËNËN

30 qershor 2019 | 15:32

Dëshiroja, nëna ime
të flinte, të pushonte
mos t’ja prishi gjumin
e fjala e saj me mungonte.

Telefoni cingëroj
dikush me lajmëroj
nëna juaj jeton në përjetësi
me aromë lulesh e begati.

Mbahu, i pata thënë,
Siç di me qëndru,
kopsht e aromë lulesh të kanë rrethu,
Dajë, nipa, motra e djalë
Po presin prej teje, loke një fjalë!
Te gjithëve na urove me zemër, hallall.

E shoh dhomën, shtratin ku flije
stolin bosh, ulur ku rrije.
sikur të shoh në derë si hije
Në pritje e përcjellje
kur dilja prej shpie.

Ah, për mua nënë, nuk ka lot gëzimi,
Krejt me janë shter nga përmallimi
krenari shpie sa na mungon
loti nuk thahet, vetëm pikon!

Isa Maloku.

24.06. 2019 .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Drenicës do të fillojë përgatitjet për edicionin e…