
E pëson edhe Zhegrova, grabitet banesa e lojtarit nga Kosova
03 janar 2024
| 15:38
Shtëpia e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova është grabitur natën e Vitit të Ri, raporton media franceze “BFM TV”.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, mbrëmjen e 31 dhjetorit. Në vendngjarje, policia kishte zbuluar se dera e përparme ishte hapur me forcë dhe një rrëmjuë e madhe ishte shkaktuar brenda banesës së lojtarit.
Në momentin e grabitjes, alarmi ishte aktivizuar, por askush nuk ndodhej në shtëpi në ato momente.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia filloi kontrollin për të konstatuar dëmet fillestare dhe sipas asaj që raportohet bëhet fjalë se hajdutët kanë vjedhur veshje dhe sende me vlerë.