E pranon Anelka: Dështova te Juventusi

21 gusht 2019 | 17:19

Nicolas Anelka ishte sulmuesi që shkëlqeu në Angli me Chelsea, duke u transferuar më pas në Torino, aty ku firmosi me Juventusin. Aventura me bardhezinjtë nuk ishte më e mira e mundshme duke qenë se dështoi keq, duke u larguar shumë shpejt nga Juventusi.

Në një intervistë për “Tuttojuve”, Anelka u shpreh se i vjen turp ta përmendë eksperiencën e tij në Itali, ndërkohë që shton se ishte klubi i vetëm te i cili dështoi. Anelka shtoi se fajin për dështimin, nuk e kishte Juventusi, të cilin e konsideron klub të madh.

“Sinqerisht, kur dikush më flet për Juventusin, dua të ndërroj temë pasi më vjen turp nga ai transferim. Unë ka luajtur dhe shënuar në të gjitha skuadrat ku kam shkuar, përveç Juventusit. Kështu që pavarësisht dështimit, nuk mund të them se isha ai tip lojtari si në Torino. E zgjodha Juventusin pasi ishte klub i madh, me histori dhe sepse ishte në vendin e parë. Për fat të keq, ishte eksperienca ime më e keqe që kur luajta 45 minuta dhe nuk doja më ta vishja fanellën e Juventusit para tifozëve”, u shpreh Anelka.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PIER PAOLO PASOLINI Prej së lashtës botë dhe asaj që…