E pyesin për dasmën, partneri i Rita Orës i shmanget pyetjes me lezet
14 qershor 2022
| 12:54
Taika Waititi arriti që t’i shmangej me lezet pyetjes rreth thashethemeve që po qarkullojnë se ka planifikuar martesën me Rita Orën. Regjisori 46-vjeçar dha një intervistë së bashku me Chris Evans për Philip Schofield për të promovuar filmin e tyre të ti, Lightyear.
Gjatë intervistës, prezantuesi nuk mundi t’i rezistonte pyetjes që lidhej me dasmën e supozuar. Teksa i uroi ditëlindjen aktorit Chris Evans, ai e pyeti nëse duhej ta uronte dhe atë, duke iu referuar kështu lajmeve se së shpejti do të martohet me yllin shqiptar.
Taika e ndërpreu shpejt dhe i tha: “Mund të më përgëzosh! Është në gusht (duke iu referuar ditëlindjes së tij). Le të flasim për ditëlindjen time!” Më pas, hoqi kufjen nga veshi duke pretenduar se humbi sinjali.