E quajtën staf të ministrit Sveçla, reagon Mehmeti: S’jam staf i tij, jam me gradë nënkolonel

01 prill 2022 | 13:04

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha, i cili e ka quajtur staf të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Mehmeti ka thënë se nuk është staf i ministrit Sveçla  dhe se me gradë është nënkolonel.

“Unë as nuk jam staf i ministrit e as nuk mundem me qenë staf i ministrit. Unë e kam gradën nënkolonel dhe nesër kur nuk jam drejtor i policisë, unë kthehem në pozitën e nënkolonelit”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti Berisha ka reaguar duke theksuar se ministri Sveçla kishte thënë se Mehmeti është staf i tij.

“Më pat thënë ministri që ky është stafi jem, për atë po të them”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një plaçkitje ka ndodhur në orët e hershme në BKT…