E quajti njeri me dy fytyra, Dafina Zeqiri flet për sherrin me Tunën
09 qershor 2020
| 10:14
Dafina Zeqiri dhe Tuna patën një bashkëpunim në vitin 2010 dhe kënga e tyre “Vibe” u kthye menjëherë në hit. Mirëpo, marrëdhënia e tyre duket se u prish pak kohë më vonë. U përfol se vajzat nuk flisnin më me njëra-tjetrën, madje Dafina e kishte quajtur Tunën njeri me dy fytyra.
Prishja e miqësisë së tyre u konfirmua kur Tuna hoqi pjesën e refrenit të Dafinës, duke kënduar një version tjetër nëpër koncerte.
Nuk e mësuam kurrë se çfarë ndodhi vërtet mes këngëtareve, por së fundmi, Dafi i është rikthyer kësaj çështjeje.