E quajti nxitës të luftës, Vuçiqi i përgjigjet presidentit të Kroacisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk dëshiron të përgjigjet me fyerje ndaj deklaratave të presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili paraprakisht e ka quajtur atë një nga nxitësit më të spikatur të luftës të viteve 1990, shkruan “H1”.
Duke thënë se e respekton Kroacinë si shtet, Vuçiqi ka thënë se Milanoviqi shqetësohet nga fakti që, siç ka thënë ai, Serbia do ta tejkalonte Kroacinë këtë vit për sa i përket totalit të PBB-së, me 300 deri në 600 milionë euro.
“Dhe ata kishin një avantazh prej 15 miliardë eurosh ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se ai nuk do t’i përgjigjej “fyerjeve të ulëta dhe të cekëta” të Milanoviqit me fyerje.
“Por as që më shkon në mendje ta fyej atë, ai është zgjedhja e qytetarëve të Kroacisë dhe kështu imazhi dhe mundësia e tyre, kështu që nuk më shkon në mendje t’i ofendoj ata njerëz”, ka thënë Vuçiqi.
Por, ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, nuk është përmbajtur nga ofendimet dhe në një deklaratë ka vlerësuar se Milanoviqi “i përket politikanëve më budallenj kroatë”.
Presidenti i Kroacisë e quan Vuçiqin nxitës të luftës, reagon Vulini