E quajti trillim masakrën e Reçakut, lirohet nga akuzat ish-ministri Ivan Todosijeviq
12 korrik 2023
| 13:13
Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq është liruar nga të gjitha akuzat.
Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme.
Kjo është konfirmuar për “Klankosova.tv” nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Antigona Uka-Lutfiu.
Todosijeviq ishte dënuar me një vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për nxitje të urrejtjes, përçarjes, ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Ai e kishte cilësuar trillim Masakrën e Reçakut.