E quajti vejushë e zezë, Ana e Për’puthen “hakmerret” ndaj Elvisit
Ditën e djeshme në Për’puthen u transmetua takimi i Sindit dhe Elvisit. Takimi mes tyre shkoi më së miri dhe këtë gjë e vunë re edhe konkurrentët e tjerë. Mirëpo Ana Kauri vuri re një detaj, që nxiti debate të mëdha në studio, gjatë kohës që transmetohej takimi.
Ajo pa se Sindi fliste me Atdheun dhe nuk e kishte fare mendjen tek ajo që po shfaqej në ekran. Mirëpo Elvisi i doli menjëherë në mbrojtje Sindit dhe Anën e quajti “vejushë e zezë”.
“Vejusha e zezë se marr vesh mirë do t’i prishësh punë vetes, po të tjerëve pse? Je njeri tersi, do të nxjerrësh kudo gjënë negative” i tha Elivisi Anës duke qeshur.
Ndërsa Sindi u shpreh se Ana është bërë xheloze që Elvisi ka zgjedhur së fundmi atë për të dalë, sepse Ana nuk diti ta shfrytëzonte mundësinë.
Mirëpo Ana nuk e ka lënë këtë debat me kaq dhe ka thumbuar Elvisin në rrjetet sociale. Ajo ka bërë një kërkim në “google” për vejushën e zezë dhe ka postuar në Instagram një nga rezultatet.
“Vejusha e zezë është konsideruar si një nga merimangat më helmuese që ekzistojnë”, thuhet në një shkrim. Me sa duket Ana po paralajmëron Elvisin që të tregojë kujdes me të.