E reja tmerrohet pas fotos me shoqet e saj, mbrapa vetes pa një …
Një 30-vjeçare është tmerruar kur ka parë një foto që ka bërë me shoqet e saj në banesën e fqinjes. Rebecca Glassbrow, nga Coventry, pasi pa foton shprehet e bindur se blloku ku ajo jeton është i pushtuar nga fantazmat.
Në foton ku Rebecca është me shoqet e saj dallohet një grua me flokë të zeza, e cila duket se qendron pas 30-vjeçares. Të gjithë u tmerruan nga fotoja dhe pas saj nisën diskutimet. Sipas 30-vjeçares, e cila shprehet e bindur se është fantazmë, në banjon e shtëpisë ku është bërë fotoja ka vdekur një person.
Rebecca shtoi: Fotoja më çudit. Fqinja ime që jeton në këtë banesë thotë “duhet të kesh më shumë frikë nga të gjallët se sa të vdekurit”. Kështu që ajo e ka atë moto por unë nuk jam me këtë mendim.
Pasi e shpërndau foton së fundmi në Facebook, 30-vjeçarja mori mijëra komente.