E rëndë/ Modelja 31-vjeçare humb jetën në spital gjatë një operacioni plastik

29 gusht 2021 | 16:06

Një modele dhe blogere e njohur në rrjetet sociale ka ndërruar jetë në spital, gjatë një operacioni plastik. Është fjala për Maria Lebedeva, e cila kishte kërkuar të kryente procedurën e rinoplastikës.

Për fat të keq operacioni me vlerë rreth 5000 dollarë pati rezultat fatal për 31-vjeçaren. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë operacionit në klinikën e njohur ruse, me qëllim për të rregulluar formën e hundës, temperatura e saj u rrit si rezultat i reagimit të ashpër ndaj anestezisë.

Klinika Artibeaut, në Saint Petersburg, njoftoi menjëherë ambulancën kur kuptuan problemet, por pacientja nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë është bërë e ditur se video e regjistruar e procedurës, po përdoret si provë nga autoritetet, për hetime ndaj neglizhencën mjekësore. Bashkëshorti i modeles u kthye me urgjencë në spital kur mësoi për ngjarjen e rëndë, dhe tashmë po kujdeset për djalin e tyre të vogël.

Drejtori i klinikës, Alexandër Efremov, tha se pacientja kishte kaluar shumë teste para procedurës, e cila ishte kryer nga mjekë me kualifikime të larta. Ai shtoi se vdekja e saj mund të ketë ardhur nga gjendje të caktuara gjenetike

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreta është destinacioni që Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj,…