E rëndë në Gjermani | Shqiptari shkon te puna e ish-gruas dhe e qëllon për vdekje
22 janar 2023
| 18:26
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur në Gjermani, saktësisht në Markdorf.
Një shqiptar raportohet të ketë shkuar te vendi i punës së ish-gruas, teksa aty e ka qëlluar për vdekje.
47-vjeçari veçse është arrestuar, ndërsa momentalisht gjendet në paraburgim.
Organet relevante tashmë kanë formuar një grup hetues rreth rastit, ndërsa për rastin në fjalë bëhet e ditur të ketë pasë edhe dëshmitarë.
Ajo që duhet thënë, në bazë të asaj që shkruajnë mediat gjermane, në momentin e aktit, burri thuhet të ketë qenë në gjendje të dehur.