E rëndë në Gjermani! Shqiptari vr’et gruan dhe pastaj telefonon djalin: Ta vr’ava nënën!

22 mars 2025 | 12:26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Thannhausen në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është nga Rahoveci, por jeton në Gjermani.

Vrasja ndodhi në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës ndërsa i dyshuar i ngjarjes është 54-vjeçari shqiptar. Policia ka raportuar se pas vrasjes së bashkëshortes, autori ka telefonuar djalin e tij dhe i ka thënë se i ka vrarë nënën.

“Ta vrava nënën,” dyshohet se i ka thënë ai djalit. Më pas, djali ka njoftuar policinë, e cila menjëherë bashkë me ekipet e tjera emergjente, ka shkuar në vendngjarje. Fatkeqësisht 55-vjeçarja nuk ia doli tu mbijetonte plagëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka…