E rëndë në Kolonjë, digjet i gjallë në kasolle 49-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Oseckë, afër Leskovikut.
Një person është djegur totalisht në një kasolle/stallë. Mësohet nga informacionet paraprake se viktima është 49 vjeç.
Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për të kasollja. Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles. Policia është drejt vendit të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave.
Sipas Policisë, zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri). Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.