E rëndë në SHBA | 14-vjeçari qëllon me armë në shkollë, 4 të vdekur dhe 9 të plagosur
04 shtator 2024
| 21:34
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Georgia të SHBA-së, ku kanë humbur jetën 4 persona nga të shtënat me armë.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën Apalachee, rreth një orë nga Atlanta, ku një i mitur dyshohet se ka hapur zjarr duke vrarë katër persona dhe plagosur 9 të tjerë.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, autori i ngjarjes është një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë. Është ende e paqartë nëse 14-vjeçari ishte nxënës i kësaj shkolle.