E rëndë për familjen Dobruna në Gjakovë: 51-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.
Siç mëson Sinjali, personi që u gjet i vdekur është Armend Dobruna – rreth 51-vjeçar.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka intervenuar, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, kanë konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.’