E rezervuan hotelin luksoz, në vend të hotelit gjejnë vetëm gërmadha

17 nëntor 2019 | 12:46

Një familje rezervoi pushimet e tyre të ëndrrave në Egjipt. Ata paguan më shumë se 3,400 paund për pushimet 2-javore në Crystal Beach Aqua Park dhe Hotel në Hurghada, Egjipt.

Por kur turistët shkuan atje për t’u akomoduar në hotel, ata u përballën me një grumbull gërmadhash.

Mark Mold, 33 vjeç ishte ai që prenotoi pushimet, por fatkeqësisht hoteli ishte në proces shkatërrimi. Më pas turistët u transferuan në një hotel të dytë, i cili u mori rreth 8,000 paund.

“Ishte një rrokullisje fatkeqësish, lotësh dhe sëmundjesh. Unë mendoj se të gjithë jemi ndjerë keq, sepse ëndrra na u kthye në makth”, tha Mark, një elektricist industrial.

Më tej ai vijoi duke thënë se “ishte mashtrim i një shkalle të madhe, nga një kompani e madhe, e cila qartësisht nuk ka moral. Siç mund ta vlerësoni, ishte një kohë e gjatë dhe ata mund të na kishin lajmëruar. Por kjo nuk ka ndodhur për shkak të neglizhencës”.

Markut dhe gruas së tij Sarës, 50 vjeç, iu bashkuan shoqja më e mirë e Sarës, Natalie Barnes, 40 vjeç, dhe fëmijët e saj Kyziah, 15 dhe 13-vjeçar Ty.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot në stadiumin “Fadil Vokrri”…