E rikonfirmon zëvendëskryeministri Hoti: Pesë zëvendësministra nga LDK-ja me detyra të reja
Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, në një postim në Faqen e tij, ka treguar se dje kanë marrë detyra të reja pesë zëvendësministra nga LDK-ja.
Në shkrimin e tij, Hoti thotë se secili nga ministrat do ta ndihmojë ministrin përkatës në realizimin e marrëveshjes së koalicionit, shkruan “Epoka e re”.
“Pese zevendesministrat nga LDK-ja kane marre dje detyren ne arsim, financa, drejtesi, kulture, rini e sport dhe pushtet lokal. I takuam bashke me Kryetarin Mustafa per te biseduar deyrat e tyre dhe koordinimin qe do te kemi ne kuader te Qeverise se re”, shkruan Hoti.
Shkrimi i plotë:
Pese zevendesministrat nga LDK-ja kane marre dje detyren ne arsim, financa, drejtesi, kulture, rini e sport dhe pushtet lokal. I takuam bashke me Kryetarin Mustafa per te biseduar deyrat e tyre dhe koordinimin qe do te kemi ne kuader te Qeverise se re. Secili nga ta do te ndihmojne ministrin perkates ne realizimin e marreveshjes se koalicionit, e cila eshte shnderruar ne plan pune per te gjitha dikasteret e Qeverise./Epoka e re/