E rrah burrin dhe ikën
26 mars 2020
| 09:35
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh të ngjarjeve në Kosovë, ka njoftuar se dje rreth orës 21:30 ka pranuar informatën për një rast të dhunës familjare. Një grua e ka sulmuar fizikisht burrin dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.