E rrah gruan ditën e Bajramit
05 qershor 2019
| 12:02
Policia e Kosovës ka treguar se dje në Prishtinë ka arrestuar një person, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore, ku është dërguar në tretman mjekësor. “Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.