E rrahë gruan e tij, lëshohet urdhër mbrojtës për viktimën
29 tetor 2023
| 12:16
Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ku një person ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij pas një mosmarrëveshje në familje.
Për shkak të kësaj, është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“SULM – Mitrovicë Veri, 28.10.2023-14:45. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në familje ka shkaktuar dhunë fizikisht dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte hetimore”, ka thënë PK-ja.