E rrahu vëllanë e vogël e bëri për spital, arrestohet një person në Shtime
24 qershor 2024
| 11:29
Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00, në Shtime.
Tutje bëhet e ditur se viktima si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Në raport bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.