E rrallë në Festival të Këngës, Albina Kelmendi në skenë me prindërit, dy motrat dhe vëllanë!
19 dhjetor 2022
| 23:26
Në Festival të Këngës, Albina Kelmendi ka dal në skenë me prindërit, dy motrat dhe vëllanë! Kënga me mesazhe për familjen, publiku me ovacione
E nënvizon qysh para performancës moderatorja Arbana Osmani. Pjesëmarrja e këngëtares Albina Kelmendi në Festivalin e 61 të këngës është e pazakontë.
Artistja vjen në skenën e Pallatit të Kongreseve më familjen e saj për të interpretuar këngën “Duje” me tekst të Eriona Rushitit.
Krahas prindërve këngëtarja interpreton me motrat Sidorelën dhe Vesën e vëllain Albin. Ata sollën në këtë garë muzikore, një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave të familjes dhe dashurisë.