E rrallë, ushtarit ukrainas i shpëton jetën telefoni në xhep
18 korrik 2022
| 15:59
Një ngjarje që nuk ndodh shpesh, ka ndodhur në Ukrainë.
Një ushtari ukrainas i ka shpëtuar jetën iPhone që mbante në xhep.
Në një video të publikuar nga këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, shihet se si telefoni është dëmtuar, nga goditja që dyshohet të jetë bërë me armë.
“Një iPhone i shpëtoi jetën ushtarit tonë” ka shkruar Gerashchenko në Twitter.
Ukraina është duke jetuar ditët më terror të saj, pasi u pushtua nga Rusia në fund të muajit shkurt.