E rrethuar nga luksi, Georgina “tërbon” ndjekësit, poston fotot e nxehta

29 qershor 2023 | 19:35

Prej ditësh Cristiano Ronaldo së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez dhe fëmijët po shijojnë këto ditë të nxehta në superjahtin e tyre luksoz pranë ishullit italian të Sardenjës.

Përveç luksit që rrethon çiftin, ndjekësit janë bërë me “dhimbje koke” edhe nga Georgina e cila s’po kursehet aspak me fotot e nxehta.

Sërish, ajo ka ditur si të godasë dhe të kthehet në kryefjalën e mediave rozë. Teksa ka publikuar një album me pamje nga pushimet, përveç fotove të partnerit të saj dhe fëmijëve, duke hedhur kështu poshtë dhe spekulimet që mes çiftit ka krisje, nuk kanë munguar as fotot ku Georgina tregon format perfekte që ka.

Me trupin e nxirë nga dielli nën bikinit e vogla, Georgina shihet teksa po shijon në maksimum ditët e saj të pushimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
National Geographic ka pushuar nga puna redaktorët e fundit, pasi…